article

410px-Jan Bruegel.jpg]] Parajsa është nje fjale qe e ka prejardhjen nga sanskritja Paradesha ose "Vend i larte" dhe me vone u pershtat ne perendim ne Pairidaeza (persisht) qe perbehet nga pairi (perreth) dhe diz (krijoj), Paràdeisos (greqisht), "Pardes" (hebraisht), "Partez" (Armenisht) (Kopesht) e Paradisus (latinisht), italisht Paradiso nga e cila vjen edhe ne shqip fjala parajse ose parriz. Ne tekstet fetare zakonisht lidhet me jeten e amshuar te lumtur te te vdekurve qe shijojne shikimin dhe pranine e fytyres se Zotit.

Burime si Ksenofoni e perdornin kete emertim per te treguar kopshtin e famshem "parajse". Tre prejardhjet kryesore te emertimit perendimor (hebraisht pardès, persisht pairidaēza dhe greqisht paràdeisos), permbajne idene themelore te nje parku ose kopshti.

Sot emertimi "parajse" nenkupton "qiellin" ose vendin e fundit te lumtur dhe rrjedh nga domethenia e fjales greke Paràdeisos te perdorur ne Bibel per te treguar kopshtin e edenit.

Parajsa ne Bibel: Edeni dhe Jeruzalemi i Ri


Adam_and_Eve_expelled_from_Paradise.png Siguria e jetes se amshuar te lumtur shfaqet vetem kah fundi i Beslidhjes se Vjeter. Me pare mendohej qe te vdekurit zbritnin ne "mbreterine e te vdekurve" ose sheol, "vendi i hijeve", pa kenaqesi.

Ne librin e makabejve, dhe libra te dyte kanonike te pa perfshire ne kanonin hebraik shprehet siguria e ringjalljes se te vdekurve dhe jeten e amshuar.

Jezusi e ka paraqitur shume qarte kete mesim ne krahasime te ndryshme e fjalime:

  • Ne gjykimin boteror (Mateu 25,31-46)
  • Tek "vjedhesi i mire" (shprehje e perkthyer me mire si "keqberesi i penduar" ne kryq) Jezusi i premton parajsen duke perdorur keto fjale: Me te vertete po te them, sot do te jesh me mua ne parriz (Luka 23,39-43).

Emertimi shfaqet edhe tek 2Kor 12,4. Apostoli Pal pohon te kete qene i rrembyer ne parajse e te kete degjuar fjale te patheneshme qe nuk i lejohet askujt te thuhen.

Zbulesa 2,7 e perdor fjalen ne lidhje me Edenin qe e quan Parajse. Fitimtarit do t´i jap per te ngrene nga pema e jetes, qe është ne parajsen e Pernëdisë.

  • Edeni - vendi i pare i banuar nga njerzit. I shtrire ne Lindje. (8). Njerzit qe banonin ne Eden ishin te pavdekshem dhe te perkryer. Ne kete shikim Parajsa është e ngjashme me Amshimin e Arte. Te shtyre ne tundim nga gjarperi, ata hengren nga fruti i pemes se dijes, si perfundim ata u denuan me vdekje dhe vuajtje. Zoti e mbylli parajsen per njerzit, duke vene nje engjëll kerubim me nje shpate te flakte ne hyrjen e saj (Ngjarjet 3:24).

  • Jeruzalemi i Ri - banesa e te drejteve te ribashkuar me Perendine pas Fundit te Botes. Gjoni e pershkruan ate ne pamjen e nje katerkendeshi te madh (<> Zbulesa 21:16), qe ngrihej ne qiell. Gjeresia e brinjes se katerkendeshit është 300km (12000 stade). Trashesia e mbuleses 72 meter (144 kubite). Katerkendeshi do te kete 12 porta, nga 3 porta nga çdo ane. Brenda katerkendeshit do te kete rruge,dhe nga froni rjedh uji i gjalle, qe ushqen pemen e jetes.

Perfytyrimi i parajses nga Dantja


Paradiso Canto 31.jpg: Dantja dhe Beatriçja në rrethin e fundit të parajsës]]
  • Qielli i pare (Hëna) - banore me detyre ruajtese
  • Qielli i dyte (Mërkuri) - banore reformues dhe vuajtes padrejtesisht.
  • Qielli 1 trete (Afërdita) - banore te dashuruar.
  • Qielli i katert (Dielli) - banore te mençur e me dijeni te medha (Tomas Akuini).
  • Qielli i peste (Marsi) luftetare te se vertetes (Juda Makabea).
  • Qielli i gjashte (Jupiteri) banore sundimtare te drejtesise.
  • Qielli i shtate (Saturni) banore tologe dhe murgj.
  • Qilelli i tete - (lemshi i yllit)
  • Qielli i nente - (
  • Qielli i dhjete (Empiriket) - Lumi i Drites dhe Trendafili i Zjarrte - banore hyjnore.

Parajsa ne Islam


  • Islami e merr perfytyrimin biblik te parajses si nje kopesht (Kopshti Adna), ku rrjedhin lumenj e rriten te gjitha bimet e mundshme (Kurani 98:8). Ne vecanti permenden kater lumenj: uji, qumeshti, vere dhe mjalti (Kurani 47:15), cka perkon me perfytyrimin biblik te lumenjve parajsore: Fison, Gihon, Hidekil dhe Eufrat (Ngjarjet 2:10-14).
  • Vetite e mrekullueshme te parajses ne Islam jane prania e hyrijeve - vashave syzeza te bukura te virgjera e te paprekura nga gjinet apo njerzit, te veshura holle ne mendafsh te gjelbert te ruajtura mire nder tenda ne qilime me jasteke te gjelbert (Kurani 55:55-76).
  • Njerezve te drejte ne parajse u sherbejne djelmosha te veshur ne te gjelbert me zbukurime te argjendta (Kurani 76:19-21; 56:17).

religjionë

Himmel (religiös) | Paradise | Cielo (religión) | Paradis | Sorga | Hemel | Niebo | Rai | Рай | Hieven | Heaven | Рај

 

This article is licensed under the GNU Free Documentation License. It uses material from the "Parajsa".

Home Pageartsbusinesscomputersgameshealthhospitalshomekids & teensnewsphysiciansrecreationreferenceregionalscienceshoppingsocietysportsworld