Gjermania ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Baltik dhe detin e Veriut, në mes të Holandës dhe Polonisë në veri të Austrisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Gjermanisë është 357,021 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 51 00 V, 9 00 L dhe 349,223 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,798 km 2 ujë.
Vija bregdetare e Gjermanisë është 2,389 km e gjatë dhe vija kufitare tokësore është 3,621 km që e ndajnë atë nga Danimarka (68 km), Polonia (456 km), Çekia (646 km), Austria (784 km), Zvicra (334 km), Franca (451 km), Luksemburgu (138 km), Belgjika (167 km) dhe Holanda (577 km)
Klima e Gjermanisë është e ndryshme në përgjithësi është klimë kontinentale me dimër e verë të lagësht.
Pjesa më e madhe e relievit në veri dhe perëndim e përbëjnë terrenet e rrafshëta dhe malet e ulëta,në pjesën jugore e posaçërisht në Bavari tereni është malorë dhe përshkohet nga Alpet. Pika më e ultë e relievit gjendet nën nivelin e detit në një vend të quajtur Nojdorf (gjer. Neudorf bei Wilster) (-3.54m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,963 metrave në vendin e quajtur Cugshpice (gjer.:Zugspitze).
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyr guri, ligniti, gazi natyrorë, hekuri, bakri, nikeli, uraniumi, kripa, materiali ndërtimor, pylltaria dhe toka e punueshme.
Gjeografia e shteteve Gjermani
Cheografía d'Alemaña | Geographie Deutschlands | Geography of Germany | Geografía de Alemania | Géographie de l'Allemagne | Geografia della Germania | Vokietijos geografija | Geografia da Alemanha
This article is licensed under the GNU Free Documentation License.
It uses material from the
"Gjeografia e Gjermanisë".
Home Page • arts • business • computers • games • health • hospitals • home • kids & teens • news • physicians • recreation• reference • regional • science • shopping • society • sports • world