article

Flag of Albania 1946.svg

Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes.

Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.

E shkuara


Sipas shkencëtarve, shqiponja e paraqitur në flamur vjen nga shqiponja e zezë dy krenare që ishte simbol i principatave që më vonë u njohën si pincipata shqiptare në Perandorin Bizantine. Shqiponja e zezë me dy krerë simbolizonte shtrirjen e perandorisë bizantine në dy kontinnte, atë të Europës dhe Azisë.

Gjatë kohës së Skenderbeut dhe pas vdekjes së tij, shqiponja që ai e përdorte për një vulë administrative fillon të jetë simbol identifikus shqiptar në flamujt e të gjitha principatave ballkanike që nuk kishin pranuar nënshtimin nën zgjedhjen e sllave ose osman. Në anën tjeter nga sllavët dhe principatat që kishin marrë ata nën kontroll filluan të paraqiten modifikme të saj të cilat kisha othodokse e Bizantit i lejonte me kusht që ato ta mbroni kishën orthodokse. Me paraqitjen e saj në hapsiren e kuqe e cila simbolizonte gjakun e derdhur edhe përdorimin e saj nga shqiptarët fillon krijimi i kombit shqiptar nga popullsia iliro-pellazge që i kishte bërë rezistecë sllavizimit.

Flamujt e përdorur nga pricipatat e bizantit me simbolin e shqiponjës si dhe atë të Gjergj Kastriotit nga i cili vjen flamuri shqiptar edhe në kohën më të re e mbajnë kishat orthodokse anëembanë botës. Gjergj Kastrioti ose Skenderbeu siç ishte i njohur me titullin e tij ushtarak të dhënë nga Pushtuesi Osman, u vu në krye të principatave shqiptare nga Lidhja shqiptare e Lezhës.

Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që i janë bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur diku në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.

Shiko edhe këtë


Lidhje të jashtme


Shqipëri | Kosovë | Shqip | Flamuj | Histori

Национално знаме на Албания | Bandera d'Albània | Albánská vlajka | Albaniens flag | Flagge Albaniens | Flag of Albania | Bandera de Albania | Albaania lipp | Albanian lippu | Drapeau de l'Albanie | דגל אלבניה | Zastava Albanije | Albánia zászlaja | Bendera Albania | Bandiera albanese | アルバニアの国旗 | 알바니아의 국기 | Bendera Albania | Vlag van Albanië | Albanias flagg | Flaga Albanii | Bandeira da Albânia | Steagul Albaniei | Флаг Албании | Застава Албаније | Albaniens flagga | 阿尔巴尼亚国旗

 

This article is licensed under the GNU Free Documentation License. It uses material from the "Flamuri i Shqipërisë".

Home Pageartsbusinesscomputersgameshealthhospitalshomekids & teensnewsphysiciansrecreationreferenceregionalscienceshoppingsocietysportsworld