Aorta scheme.jpg Aorta (greqisht: αορτή) apo ena kryesore e gjakut, është një arterie e madhe, e cila del direkt nga ana e majtë e zemrës. Ajo e transporton gjakun nga barkushja e majtë e zemrës (Ventriculus cordis sinister) për në enët e qarkullimit të gjakut në periferi.
Aorta është arteria më e madhe e trupit të njeriut dhe ka një diametër prej 2,5-3,5 cm. Ajo ka formën e një shkopi shëtitjeje, me një fillim në formë harku, duke vazhduar me një formë të drejtë deri poshtë në pjesën e komblikut.
Transporti i gjakut të oksigjenuar për në periferi.
Pasi që aorta ka një mur shumë elastik, ajo bënë barazimin e shtypjes së gjakut që vjen nga zemra dhe kështu mundëson një transport të rrjedhshëm dhe pa pushim të tij. Shtypja e gjakut matet gjithë kohës nga “sensor“ shtypjeje (të ashtu quajtur receptor të tensionit, baro-receptor).
Аорта | Aorta | Aorta | Aorta | Aorta | Aortta | Aorte | Aorta | 大動脈 | Aorta | Aorta | Aorta | Livpulsåre | Aorta | Aorta człowieka | Aorta | Аорта | Srdcovnica | Аорта | Aorta | Аорта | 主動脈